Zjarr në një zonë pyjore në Devoll, e pamundur ndërhyrja me zjarrfikëse

Zjarr në një zonë pyjore në Devoll, e pamundur

Një zjarr i madh ka përshirë zonën pyjore në Çardhak të Devollit.Sipas kryetarit të Bashkisë Devoll zjarri ka rënë rreth orës 14:30 pas mesdite, ndërsa nuk dihen shkaqet e tij.

Sipas të dhënave paraprake mendohet që sipërfaqja të ketë kaluar mbi 2 hektarë.

Duro thotë se kemi të bëjmë me pyje bredhi dhe ahu. 

Ndërkohë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse pasi nuk ka rrugë.

Në zonë janë dërguar vetëm forca njerëzore për të izoluar flakët.

"Zjarri ka rënë një zonë mjaft të lartë. Nuk ka asnjë rrugë për të çuar mjetet zjarrfikëse në zonë. Kemi nisur një grup punonjësish të MZSH Devoll për të bërë  izolimin e zjarri, por sërish nuk mund të fiket menjëherë. Nëse zjarri nuk do fiket me forcat tona do kërkojmë ndihmë më lart" deklaroi kryetari i Bashkisë,Eduard Duro.

EMISIONET