Zjarr në një banesë në Këlcyrë, digjet brenda 82-vjeçari

Një i moshuar 82-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.

Policia thotë se "zjarri ra në banesën e shtetasit Sefer Demaj, 82 vjeç, ku si pasojë ai ai u gjet i pajetë brenda në banesë".

Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm dhe ishte i paralizuar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.



EMISIONET