Zjarr në malin e Shëngjinit, Prefekti flet për RTV Ora: Kemi agravim të situatës

Banorët e 5 shtëpive rrëzë malit të Shëngjinit janë evakuuar nga autoritetet pasi rrezikohen nga zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë prej mbrëmjes sw tw enjtes zonën në afërsi të Portit. Situata cilësohet se  shqetësuese dhe e rrezikshme. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse të ardhura edhe nga disa qytete të tjera dhe dy reparte të  ushtrisë janë fokusuar vetëm në mbajtjen e zjarreve larg zonës së banuar që kërcënojnë zonën e banuar, ndërsa tashmë ka shkrumbuar disa hektarë pyll.

Ora 19:24 Vazhdojnë flakët në Shëngjin, ndodhi edhe një shpërthim

Zjarri në malin e Shëngjinit, i cili ka filluar që prej mbrëmjes së të enjtes ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes së sotme (23 gusht). Po ashtu raportohet se nga flakët ka ndodhur edhe një shpërthim. Raportohet se zjarri i është afruar edhe varrezave. Ndërkohë ne terren ndodhen zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita, Kurbini, Mati, Tirana si dhe forcat e ushtrisë. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë. Ndërkohë kanë filluar të largohen edhe pushuesit.

Ora 14:20 Në një prononcim telefonik për RTV Ora, prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku flet për një situatë të agravuar të zjarreve në malin e Shëngjinit.

Gjok Jaku:  "Ka dy orë që ka agravim të situatës. Era e fortë ka bërë që zjarri të përparojë sipër kurorës së Shëngjinit afër varrezave publike. Në një zonë flakët i janë afruar banesave dhe kemi kërkuar evakuimin e tyre. Ndërkohë që ka forca zjarrfikëse për të ndaluar flakët të përparojnë drejt banesave. Është e pamundur ndërhyrja në terren pasi është i thyer. Është i pamundur afrimi tek vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thyer.

Prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, zjarret vijojnë të jenë aktive në malin e Shëngjinit edhe mesditën e sotme (23 gusht).

Një ndjekës i faqes tonë në Instagram,ka sjele një video ku duken flakët aktive.  

Zjarrfikësit janë vendosur pranë zonës së banuar pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Gjok Jaku ndodhet atje dhe po monitoron situaten dhe ne prononcimin telefonik u shpreh "Është e pamundur afrimi tek vatra e zjarrit pasi terreni është i thyer. Duke iu përgjigjur shqetësimit të kreut të shtetit, Jaku tha se nuk mungon bashkëpunimi por terreni është i vështirë. Që në orën 22:00 janë në teren të gjithë llojet e shërbimeve, ai pyjor, ushtria po terreni është shumë i vështirë dhe nuk na lejon të lokalizojmë flakët. Erërat e forta e kanë shtirë shumë perimetrin e zjarrit"  

Reagon Presidenti 

Në një prononcim për median presidenca informon se kreu i shtetit po ndjek me shumë shqetësim situatën e shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Ai inkurajon marrjen e menjëhershme të masave.

"Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve" thuhet në njoftimin e presidences.


EMISIONET