Depoja e kopështit "Cicërimat" në Gjirokastër u përfshi në orët e pasdites së sotme nga zjarri.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën sherbimet zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

/Ora News.tv/