Zjarr në banesën e personave me aftësi të kufizuara, 8 të vdekur

Zjarr në banesën e personave me aftësi të kufizuara, 8

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një banesë me persona me aftësi të kufizuara në Republikën Çeke, ndërsa 30 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Shkaku i zjarri ende nuk dihet, por siç raportojnë mediat thuhet se është zjarri i dytë më vdekjeprurës në Çeki që nga viti 1990.

Personat humbën jetën nga thithja e tymit.

Kryeministri Andrej Babis udhëtoi në Vejprty dhe premtoi se ngjarja do të zbardhet shumë shpejt.

"Ishte një tragjedi e madhe," u tha ai gazetarëve.

Në vitin 2010, 9 persona humbën jetën në një zjarr në Pragë.

EMISIONET