Zielinski e Mertens përmbysin Milanin, Napoli kap Juven në krye

Zielinski e Mertens përmbysin Milanin, Napoli kap Juven në krye

Spektakël dhe përmbysje për të nxjerrë një fitues. Napoli është fituesi i supersfidës së javës së dytë të Seria A, me nënkampionët e Italisë që kanë mposhtur me rezultatin 3-2 Milanin.

Në "San Paolo" takimi nisi në malore për vendasit, me Bonaventura që shfrytëzoi në maksimum një top të kthyer në qendër nga Borini dhe me të majtën kapi në befasi Ospinën. Pas disavantazhit, të besuarit e Carlo Ancelottit u hodhën në sulm për të kërkuar golin e barazimit, por nëse napoletanët nuk arritën të shënonin, Calabria dyfishoi avantazhit.

Menjëherë pas këtij episodi, nisi "show" i mesfushorit Zielinski që në minutat 53 dhe 67 goditi bukur nga jashtë zone për të vendosur baraspeshën.Përmbysja e madhe do të vinte 10 minuta para fundit, me mesfushorin belg Dries Mertens që i "harruar" nga mbrojtja kuqezi në shtyllën e dytë, transformoi në gol një krosim të hedhur tokazi nga Allan dhe i dha goditjen e "knock-out" të besuarve të Gennaro Gattuzo-s.

Pas kësaj fitore Napoli i bashkangjitet Juventusit në krye të klasifikimit, me bardhezinjtë që mbajnë vendin e parë për shkak të golavarazhit më pozitiv.

EMISIONET