Qeveria shqiptare ka zhvlerësuar në minimum vlerën e pronave që kërkohen nga ish-pronarët në Strasburg.Duke bërë një vlerësim me ligjin e ri që parashikon shpronësim me zërin kadastral, 89 çështjet e shqyrtuara në Strasburg janë vlerësuar vetëm 14 mln euro nga 426  që ishin me ligjin  e mëparshëm.Kreu i shoqatës së pronave thekson se tashmë pritet një vendim nga gjykata ndërkombëtare për ketë vendim.

Ish-pronarët që kanë fituar të drejtën në Gjykatën e Strasburgut do të kompensohen në bazë të ligjit të ri.

Myrshit Vorpsi, kryetar i shoqatës Pronësi me Drejtësi deklaron se për 89 çështje qeveria ka rishikuar shumën totale nga 426 mln euro që ishte me ligjin e vjetër në  vetëm 14 mln euro.

Sipas Vorpsit vendimi i Gjykatës në lidhje me rishikimin e vlerës pritet të dalë brenda këtij viti.

Ditët e fundit shoqata e pronarëve ka zhvilluar takime me komisionere të Venecias, të cilëve i kanë parashtruar disa ankesa në lidhje me projektligjin për Kadastrën që parashikon regjistrimin e 28 mijë  km 2 si dhe mbylljen e proçesit të legalizimeve.

/Ora News.tv/