Zhdukja gazetarit, Arabia Saudite: Do reagoj ndaj çdo veprimi ndëshkues

Zhdukja gazetarit, Arabia Saudite: Do reagoj ndaj çdo veprimi

Arabia Saudite ka hedhur poshtë kërcënimet politike dhe ekonomike mbi gazetarin e zhdukur Jamal Khashoggi.

Mbretëria tha se do të përgjigjet ndaj çdo veprimi ndëshkues, raporton BBC.

Khashoggi, kritik i qeverisë saudite, u zhduk më 2 tetor pasi vizitoi konsullatën e tij në Stamboll.

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se do të "dënonte" Arabinë Saudite nëse vërtetohet se është përgjegjëse për vrasjen e gazetarit.

Autoritetet në Stamboll raportojnë se Khashoggi u vra në konsullatë nga agjentët sauditë .

Britania dhe SHBA po shqyrtojnë bojkotimin e një konference të madhe ndërkombëtare në Arabinë Saudite këtë muaj.

Burimi i cituar nga SPA është shprehur: "Mbretëria hedh poshtë çdo kërcënim apo përpjekje për ta minuar atë përmes presioneve se do vendosen sanksione ekonomike apo politike. Mbretëria gjithashtu pohon se do t'i përgjigjet çdo veprimi. Ekonomia saudite ka rol jetik dhe me ndikim për ekonominë globale."

Sauditët janë nën presion të konsiderueshëm ndërkombëtar për zhdukjen e gazetarit.

EMISIONET