Zhdukja e Sala, shoku i tij zbulon misterin

Zhdukja e Sala, shoku i tij zbulon misterin

Futbollisti uruguaian, Diego Rolan ka zbuluar se Emiliano Sala i ka dërguar një mesazh një shoku, ku pohonte se ishte i frikësuar gjatë fluturimit të tij drejt Cardiff-it.

"Emiliano Sala i dërgoi një mesazh një shoku nga fluturimi dhe i tha atij se kishte frikë.",-tha Rolan për "Radio 1010 AM".

Një mesazh që mund të fshehë diçka, ku pistat kryesore janë një defekt në avion dhe pengmarrja e mjetit.

Mjeti fluturues ku në bord ndodhej Sala, humbi kontaktet me kullën e vrojtimit sapo kaloi mbi Kanalin Anglez. Aktualisht, policia ka pezulluar kërkimin dhe deklaroi se nuk kishte gjurmë të avionit. Kërkimet të tjera pritet të zhvillohen nesër.

EMISIONET