Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut u ka thënë zyrtarëve se ambasadori i Koresë së Veriut në Itali është zhdukur.

Lajmi vjen pasi u njoftua se diplomati i lartë i Phenianit në Itali kishte kërkuar azil nga një vend perëndimor.

Jo Song-gil, ambasadori i Koresë së Veriut në Romë, është djali dhe dhëndri i dy zyrtarëve të lartë në Korenë e Veriut.

Diplomati i fundit i lartë që u largua ishte zëvendës ambasadori në Londër. Thae Yong-ho braktisi postin e tij në vitin 2016 dhe u largua për në Korenë e Jugut së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Si një nga zyrtarët më të lartë veprimi i tij shihej si një goditje ndaj regjimit të Kim Jong-un.

Pas njoftimit nga agjencia e spiunazhit të enjten, Kim Min-ki, një deputet i qeverisë, u tha gazetarëve se Jo iku nga ambasada e Romës më shumë se një muaj më parë.

"Mandati i ambasadorit Jo Song-gil përfundonte në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe ai u arratis nga kompleksi diplomatik në fillim të nëntorit,"-tha deputeti.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut tha se që prej asaj kohe nuk kanë pasur asnjë kontakt me të. Gruaja e ambasadorit besohet se është me të. Ministria e jashtme e Italisë tha për BBC se nuk ka asnjë shënim për kërkesë azili të bërë nga Jo.

/Ora News.tv/