Fondi prej 128 milionë lekë nuk është i mjaftueshëm për institucionin e KQZ. Në Komisionin e Ligjeve, kryetari i KQZ, Klemend Zguri ka shprehur shqetësimin për disa çështje që kanë të bëjnë me logjistikën, duke kërkuar fonde shtesë. Ai tha se KQZ në të gjithë Republikën ka 2 furgona të vitit 1994 dhe 3 makina të vogla. 

Zguri: Në total pr/buxheti parashikon 128 milionë lekë. Përveç tavaneve të miratuara nga Këshilli i Ministrave janë kërkuar fonde shtesë. 

Unë po listoj 3-4 shqetësimi që realisht komisioni i ka, kryesisht kanë të bëjnë me logjistikën. 

Në krye të herës më duhet të them se kemi nevojë për një magazinë. Është e pa mundur që për shkak të sasisë së materialeve që kemi në dispozicion për ti sistemuar në magazinat që kemi aktualisht. Deri tani na është ofruar ndihmë nga  ministria e Mbrojtjes. Na është vënë në dispozicion një magazinë në Shkozet. Ndërkohë që po ngulim këmbë dhe ne kemi filluar  shpërnguljen e të gjitha materialeve që janë në atë magazinë për ti sjellë tek rezervat e shtetit ku kemi edhe magazinat aktuale. Por magazine në fjalë është jashtë funksionit dhe do të duhet të këtë investim për ta sjellë në parametrat normale. 

Përvec dokumentacionti kemi edhe pajisjet që kanë të bëjnë me numërimin e fletëve të votimit. Është shumë e rëndësishme që ato të ruhen në parametrat e duhura që ato mos dëmtohen. 

Një moment tjetër ka të bëjë me informacionin. KQZ ka një gamë të gjerë informacioni, për të rritur sigurinë dhe transparencën sigurisht që duhet investim. 

Moment tjetër ka të bëjë me një kat ose dy kate shtesë rreth 500 metra katror në institucionin e KQZ. Edhe pse jemi në një godinë të re është e pamundur për të mënazhuar fluksin e personave sidomos në periudha zgjedhore. 

Një moment tjetër ka të bëjë me makina. Unë e di që nuk ka ndonjë vëmendje të madhe, por duhet të them jemi në zero mundësi. Furgon të vitit 1994, mjete në rrugë. Është gjithë Republika, janë dy furgona dhe 3 makina të vogla që janë të gjitha të zeruarua. Institucionet përkatëse nuk na pajisin dot me leje dhe me taksat. Nuk i paguajmë dot për të qenë normal. 

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/