Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN shpallet fituese e tenderit për shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit.

Në buletinin e APP-së thuhet se fondi limit për kontratën ishte 175. 4 milion lekë pa TVSH.

Kompania që ofroi të njëjtën vlerë është vlerësuar me 94.1 pikë dhe do të monitorojë zbatimin e kontratës koncesionare të ndërtimit të aeroportit të Kukësit, duke mbikëqyrur zbatimin e punimeve.

Aeroporti i Kukësit është parashikuar të funksionojë si aeroport për fluturimet loë cost

Në këtë tender konkuruan bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gjeokonsult & CO” sh.p.k., me “A.SH.Engineering”, Bashkimi i operatorëve ekonomikë “IMES-D” sh.p.k. dhe “Geosat Group” dhe Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Infra - Plan”  dhe “Tümaş Türk Mühendislik Müşavirlik ve Müteahitlik Anonim Şirketi”

/Ora News.tv/