Katër rastet e reja në Fier me COVID 19, janë nëpunëse të degës së Thesarit që ishin në karantinë prej 12 ditësh.

Kolegu i tyre u konfirmua pozitiv me COVID 19 vetëm tre ditë më parë. 

Sot i bëhet tamponi edhe një tjetër nepunëseje e cila ka shfaqur simptomat e koronavirusit.

Ndërkohë po kryhet dezinfektimi i blloqeve të pallateve dhe hyrjeve në lagjen ku banojnë të infektuarit.

Për shkak se zyra e Thesarit pothuajse ka dalë jashtë funksionit me izolimin e punonjësve, kërkohet ndërhyrja e Ministrisë së Financave për të zgjidhur ngërçin, pasi penalizohet dhe lëvrimi i pagave apo pensioneve.

Në total në Fier janë konfirmuar  18 raste me COVID 19.

/Ora News.tv/