Zgjedhjet rajonale në Itali, në Kalabri fiton për herë të parë një grua

Zgjedhjet rajonale në Itali, në Kalabri fiton për herë

Janë zhvillluar këtë të dielë në Italia zgjedhjet vendore në dy rajone, Emilia Romagna e në Kalabri.

Për herë të parë në historinë e  Kalabrisë një grua zgjidhet governatore e këtij rajoni. Ajo është Jole Santelli e partisë Forza Italia, e cila me 55.43% fitoi kundër kandidatit të Partisë

Demokratike i cili mori 30.19% të votave të kalabrezëve.

Guvernatorja e re e Kalabrisë premtoi se në drejtimin e saj ku rajon do të jetë krejt ndryshe, duke u bërë një territor protagonist në jetën e Italisë.

"Do të punoj që fëmijët e të rinjtë tanë të kthehen nga emigrimi e të jetojnë në këtë tokë të bukur siç është Kalabria", u shpreh ajo menjëherë pas fitores.

Guvernatorja e re e Kalabrisë prej vitit 2001 e për 5 legjislatura rresht është deputete në Parlamentin italian.

52- vjeçarja, Jole Santelli, e lindur në Kozenza të Kalabrisë dhe e diplomuar për Juridik ka mbuluar gjatë karrierës së saj dhe role të larta institucionale.

Ajo ka qenë nënsekretare e shtetit për Drejtësinë në qeveritë Belrusconi 2 e Berlusconi 3 si dhe nënsekretare e shtetit për Politikat e punës në qeverinë e Enrico Letta.

Aktualisht në Parlamentin Italian ajo ka rolin e Nënkryetares në Komisionin Parlamentar Antimafia.

Ndërsa në rajonin e Emilia Romagna, dueli politik që mjaft i fortë midis dy kandidatëve të qëndrës së majtë e qendrës së djathtë.

Emilia Romagana historikisht konsiderohet një fortesë e fortë e  së majtës italiane gjë që e konfirmoi dhe me këto zgjedhje ku fitues e guvernator i ri i këtij rajoni u zgjodh Stefano Bonaccini i Partisë Demokratike i cili mori 51.6% të votave kundrejt 43.7%  të kundërshtares së tij Lucia Borgonzzoni e qëndrës së djathtë.

Guvernatori i ri i Emilia Romagnës Setfano Bonaccini aktualisht është kryetari i Partisë Demokratike i këtij rajoni.

53 vjeç i lindur në Modena ka premtuar se nën qeverisjen e tij çerdhet dhe transporti publik për studentët do të jenë falas.

Pjesëmarrja në zgjedhje u shënua mjaft e ulët në rajonin e Kalabrisë ku votuan vetëm 44.32% e votuesve, ndërsa në Emilia Romagna pjesëmarrja në zgjedhje ishte 67.67%.





EMISIONET