Kandidati i krahut të majtë Andrés Manuel López Obrador ka marrë fitore në zgjedhjet presidenciale të Meksikës, duke thënë se po vjen "ndryshim i thellë".

Ish kryetari i bashkisë së Meksikës, i njohur me inicialet e tij Amlo,

u zotua të trajtojë "të keqen" e korrupsionit, duke thënë se kjo gjë ka shkaktuar pabarazi dhe dhunë shoqërore në vend.

Ai gjithashtu u zotua të dyfishojë pensionet për të moshuarit dhe të kërkojë lidhje miqësore me Shtetet e Bashkuara.

Marrëdhëniet me Uashingtonin janë tensionuar që nga zgjedhja e Presidentit Donald Trump, i cili ka kritikuar ashpër Meksikën mbi tregtinë dhe migracionin, e megjithatë Trump shkroi urimin e tij në Twitter.

/Ora News.tv/