OSBE/ODIHR, Glover: Votuesit nën presion politik, nuk patën mundësi reale të zgjedhin

OSBE/ODIHR, Glover: Votuesit nën presion politik, nuk patën

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover në një konferencë për median bëri të ditur se zgjedhjet vendore të 30 qershorit u bënë në një mjedis të polarizuar dhe ku votuesit ishin nën presion nga të gjitha partitë.  Votuesit nuk patën mundësi zgjedhjeje dhe përplasjet cuan në pasiguri politike, atmosfera shqetësuese dhe paparashikueshme nuk lejoi votuesin që të votojë i lirë dhe i mirëinformuar,  cënoi besimin e tyre,  u shpreh Glover para gazetarëve një ditë pas zgjedhjeve.

Për konkluzionet e raportit të misionit të OSBE/ ODIHR do të duhet të presim edhe dy muaj por ajo që shefja bëri të qartë duke e shprehur dy herë se i takon autoriteteve shqiptare që të vendosin se çfarë do të bëhet me këto zgjedhje. 

Partive u bëri thirrje të zgjidhin mosmarrëveshjet politike dhe të punojnë në emër të gjithë qytetarëve të këtij vendi ndërsa shtoi se KQZ herë herë e intepretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj.

Sa i takon çertifikimit te zgjedhjeve Glover nënvizoi se i takon Gjykatës Kushtetuse ta bëjë. Ata do hartojnë raportin me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.

Votuesit nuk patën mundësi reale të zgjedhin 

Glover: "Ne jemi pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhentë të fshehtë.  Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, ne i vlerësojmë në bazë të angazhimeve të OSBE dhe angazhimeve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan pa marrë parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa qeveria ishte e vendosur për të marrë pjesë pa opozitën.  Në këtë klimë të polarizimit politik, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur. Në 31 bashki nga 61 kandidatët për kryetar bashkie kandiduan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasje cuan në pasiguri juridike. 

Votuesit nen presion, media e polarizuar 

Glover: Ka një numër të madh organesh mediatike të cilat janë të pozicionuara me partitë politike si rrjedhojë e interesave të bizneseve të pronarëve të tyre. Kjo shkakton ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në autonominë e editorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve. Le të shohim se cdo të thotë e gjithë kjo për votuesin. Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq nga zgjedhjet, votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve të ndryshëm për kryetar bashkie. Administrata lokale në disa pjesë të vendit nuk bëri punën e vet për të siguruar të drejtën e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Përvec kësaj, media nuk pati pavarësi dhe në vend që të ofronte informacione të paanshme për kandidatët u fokusua tek kriza politike. 

Kuadri ligjor për zgjedhjet mundet të ofronte një bazë të të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Por që ai të zbatohet si duhet kërkon vullnetin politik e aktorëve zgjedhor. Tërheqja nga zgjedhjet e opozitës dhe dhuna e tyre në detyrimin për të cuar drejt mospjesëmarrjes, kombinuar edhe me një media të polarizuar coi në një atmosferë shqetësimi dhe paparashikueshmërie. Edhe ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirëinformuar. Kjo cënoi besimin e votuesve dhe ishte e kundërta që duhej të luhej në procesin zgjedhor. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje.

A mund të quhen votime njëpartiake?

Audrey Glover: Është një pyetje interesante. I takon autoriteteve shqiptare në këtë vend që të vendosin se çfarë do të bëhet me këto zgjedhje.  Ne kemi bërë vëzhgimet tona. Në raport do të shikoni se ka dhe shumë shënime me ilustrimet që janë parë por nuk është detyra jonë. I takon autoriteteve të vendosin si do i konsiderojmë këto zgjedhje.

Zgjedhje te lira dhe demokratike?
Shefja e misionit te OSBE/ ODIHR shmangu pergjigjen e pyetjes nese zgjedhjet e 30 qershorit ishin demokratike të lira dhe të ndershme por pranoi se ka pasur presion ndaj votuesve dhe kjo nuk duhej lejuar.

Glover iu pergjigj: "Siç e dini ne nuk e përdorim më frazën 'të lira e të ndershme" sepse mund të ndodhë të jenë të lira dhe jo të ndershme dhe anasjelltas por në raportin përfundimtar do të shikoni ku ka ende fusha që ka ende punë.  Në raportin tonë përfundimtar do të ketë rekomandime dhe si do të adresohen. Rekomandimet janë bërë shumë por kam frikë se shumica e rekomandime ende nuk janë zbatuar. Sa i takon presionit sigurisht votuesit duhet të njohin kandidatët dhe programet e tyre. Sigurisht dhe votuesit vetë e kuptojnë se kur ushtrohet presion dhe është e qartë që presioni nuk duhet të lejohet mbi zgjedhësit.

Apeli per zgjidhjen e mosmarreveshjeve politike

Glover: "Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit, ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politik duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve, jo vetëm në emër të atyre që i mbështesin. Ne do të hartojmë raportin tonë për rreth dy muaj. Ky raport do të mbajë rekomandime dhe ODIHR-i do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste autoritetet në zbatimin e tyre. Ne i urojmë Shqipërisë ketë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe u kërkojmë aktorëve politik të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi." 

Shanse per 13 tetor?

E pyetur se sa shanse ka që këto zgjedhje të certifikohen dhe të mos kemi zgjedhje të tjera në 13 tetor, datë kjo e dekretuar nga Presidenti i Republikës, Glover pati këtë përgjigje:

Glover: Nuk është sigurisht puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, janë autoritetet e këtij vendi, janë një sërë konsultimesh që duhen bërë me një trupë të madhe materialesh dhe gjykatash për të parë nëse do të certifikohen apo jo. Këto janë hapat që duhet të ndërmerren deri në atë moment. Nuk është puna jonë dhe mandati ynë të certifikojmë zgjedhjet. Ne do të dalim me raportin tonë përfundimtar ku do të kemi vlerësimin tonë.

A do të kthehet Glover më 13 tetor?

Glover: Nëse do të kthehem më 13 tetor? Do të doja të kthehesha por nuk më takon mua. Do të duhet sërish të na dërgoni një ftesë. Nëse OSBE do të merrte një ftesë do të dërgonte një mision faktmbledhës për të parë si është situata pastaj do të vendoste nëse do të duhet një mision vëzhgimi  ose jo dhe nëse do e bënte cfarë misioni do të ishte ky

Zgjedhjet me syte e OSBE/ ODIHR

Glover beri nje permbledhje te asaj cfare kishte vezhguar gjate qendrimit ne Shqiperi 

Glover: Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar dhe polarizuar politikisht. Opozita u tërhoq nga parlamenti me qellim rrezimin e kryeministrit nga detyra dhe organizoi protesta te ndryshme disa prej te cilave kane qene te dhunshme. Presidenti bëri një deklaratë dhe më pas nxori dekrete me qëllim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve. Kryeministri ishte i vendosur të vazhdonte me zgjedhjet me mbështetjen e parlamentit, dhe KQZ vijoi me përgatitjet. Më 14 qershor kryetarët e 27 bashkive u kërkuan KZAZ të lironin ambientet dhe që nga ai moment disa prej tyre u shkatërruan të tjerat u mbyllën dhe u bënë jo funkisonale. Më 21 qershor KQZ kreu i KQZ tha se do akreditonte te gjithë vëzhguesit përfshi dhe 140 vëzhguesit tanë. 

E gjithë kjo çoi popullatën në një situatë konfuze dhe shqetësime në të gjithë vendin.

Më leni të ngrej një pyetje: Për kë bëhen zgjedhjet, për politikanët apo votuesit? Jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që zgjedhësit duan të votojnë. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm dhe pa asnjë lloj presioni. Të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të mbrohet si duhet.  Kandidatët të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet të jenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha ligjet në çdo moment. Duhet gjithashtu të ketë një sistem funksional gjykatash që të shqyrtojë ankesat dhe apelimet e kandidatëve dhe zgjedhësve.

Por si funkionoi në praktikë procesi zgjedhor?

Duke qenë se një sërë partish politike, koalicionesh dhe grupe votuesish arritën të dalin me kandidatë, nga ana tjetër tërheqja e opozitës kryesore kufizoi ndjeshëm mundësinë e kandidatëve që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre.  KQZ ndonëse rriti numrin e garuesve herë herë e intepretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Në 31 bashki nga 61 kandidatët për kryetar bashkie kandiduan pa kundërshtar. Kodi Zgjedhor parashikon përfaqësim të balancuar të partive politike parlamentare në të gjitha nivelet e administrates zgjedhore.  Perfaqesimi politik i te gjitha organeve te administrimit zgjedhor ishte i pabalancuar. Qellimi i ligjit per te krijuar nje lloj balance ne komisione nuk u permbush. Sa i takon ditës së zgjedhjeve përgatitjet në bashkitë e drejtuara nga PS vijuan.

Në bashkitë si Kamza, Kavaja, Klosi, Kukësi, Mati, Shkodra, Tropoja pati tentativa për ta larguar administratën zgjedhore nga zyra e saj. Kjo coi në përplasje të dhunshme zjarrvënie. Si rezultat KQZ u detyrua të ndryshonte vendin e më shumë se 200 QV dhe disa KZAZ.  Ka një numër të madh organesh mediatike të cilat janë të pozicionuara me partitë politike si rrjedhojë e interesave të bizneseve të pronarëve të tyre. Kjo shkakton ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në autonominë e editorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve. Le të shohim se cdo të thotë e gjithë kjo për votuesin.
Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq nga zgjedhjet, votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve të ndryshëm për kryetar bashkie. Administrata lokale në disa pjesë të vendit nuk bëri punën e vet për të siguruar të drejtën e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Përvec kësaj, media nuk pati pavarësi dhe në vend që të ofronte informacione të paanshme për kandidatët u fokusua tek kriza politike.
Kuadri ligjor për zgjedhjet mundet të ofronte një bazë të të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Por që ai të zbatohet si duhet kërkon vullnetin politik e aktorëve zgjedhor. Tërheqja nga zgjedhjet e opozitës dhe dhuna e tyre në detyrimin për të cuar drejt mospjesëmarrjes, kombinuar edhe me një media të polarizuar coi në një atmosferë të shqetësimi dhe paparashikueshmërie. Edhe ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirëinformuar.
Kjo cënoi besimin e votuesve dhe ishte e kundërta që duhej të luhej në procesin zgjedhor. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit, ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politik duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve, jo vetëm në emër të atyre që i mbështesin. Ne do të hartojmë raportin tonë për rreth dy muaj. Ky raport do të mbajë rekomandime dhe ODIHR-i do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste autoritetet në zbatimin e tyre. 

Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhej nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.



Lexoni për më shumë:

Vijon procesi i numërimit, mësohen fituesit e disa bashkive

Shikoni në kohë reale votat për secilin kandidat për kryetar bashkie

 
 


EMISIONET