Rreth 53% e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga sëmundje kardiovaskulare. Mjekët thonë se faktorët e riskut janë disa.

Teferiçi: Faktori gjentik, mosha dhe seksi janë tre faktorë të pamodifikueshëm. Personat diabetikë kanë propabilitet më të lartë për të pasur sëmundje të artereve koronare, hiptertensioni, duhani është faktor risku shumë i rëndësishëm për sëmundjen.

Më të predispozuar për tu prekur nga sëmundjet e zemrës janë meshkujt.

Teferiçi: Meshkuujt mbi 40 vjeç kanë më të riskuar se femrat me të njëjtën moshë. Te femrat fillon risku pas moshës 60 vjeç.

Mjekja kardiologe, Daniela Teferiçi, ndan disa këshilla sesi mund të evitohen apo mbahen nën kontroll këto sëmundje.

Teferiçi: Duke trajtuar sëmundje si diabeti, hitertensioni, duke ndaluar duhanin dhe përmirësuar stilin e jetesës kemi parandaluar dhe shfaqjen e sëmundjes kardiovaskulare.

Ky grup sëmundjesh sipas Institutit të Statistikave ka një nivel vdekshmërie 404 për për 100 mijë banorë, ndërsa krahasuar me vitin paraardhës vërehet një ulje prej 2.7%.


/Ora News.tv/