Zef Preçi: Paratë kriminale forcuan lekun

Zef Preçi: Paratë kriminale forcuan lekun

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi i ftuar në studion qëndrore të lajmeve në RTV Ora thotë se paratë kriminale kanë çuar në forcimin e lekut ndërkohë ngadalësimi i rritjes ekonomike ishte e pritshme prej dy vitesh.

Zef Preci: "Pritshmëritë për rënien e rritjes së ekonomisë janë evidente prej dy vitesh dhe lidhen vec fatkorëve të brendshëm edhe me praninë në ekonominë toën të sasive të mëdha të parave nga aktivitetet kriminale. Kursi i këmbimit, mbicmimi i lekut shqiptar dhe kursi i këmbimit ndaj euros, pasqyron saktësisht një ofertë monetare të shtuar jashtë cdo kontrolli dhe burimi informal. Paratë kriminale kanë cuar në forcimin e lekut. Forcimi i lekut është argument pse rritja ekonomike ngadalësohet. Pse kushton më shtrenjtë për të hapur vende pune, dhe për të investuar në këtë vend. Do të ishte lirë pot të ishim ekonomi që eksportojmë. Eksportet tona janë përkeqësuar. Ngadalësimi i rritjes ekonomike ishte e pritshme prej dy vitesh."

Zef Preci ishte ne studion qendrore te edicionit te lajmeve ne RTV Ora me gazetaren Beti Njuma.

EMISIONET