Zef Bushati kryetar i Partisë Demokristiane i ftuar në emisionin Arena në RTV ORA foli për sistemin zgjedhor ka thënë se baza e partive politike do një sistem me lista të hapura, por janë liderët politikë që e mbajnë njëri-tjetrin në pushtet dhe nuk duan lista të hapura.

Zef Bushati: Baza e do garën, do lista të hapura, garë edhe brenda një partie, edhe ata e duan meritokracinë, por janë liderët e dy partive që vazhdojnë akoma me atë sistemin lavjerrës që krijoi Ramiz Alia, që ta mbajnë njëri-tjetrin.

Kësaj here ata po tentojnë, përsëri të mbajnë njëri-tjetrin, sepse nëse PD, krijon këtë herë një klasë të re drejtuese atëherë do t’i vijë radha Partisë Socialiste, kështu që do ta shpëtojnë PD nga një udhëheqje e re, me qëllim që të mbajnë njëri-tjetrin.


/Ora News.tv/