Zëdhënësi i VV-së: Do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do arrihej me lehtësi

Zëdhënësi i VV-së: Do të ishte naivitet po të

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se do ishte naivitet të mendohej nese me lehtësi do të bëhej koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se “në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t’i vendosë një shtet i kapur”

Postimi i plotë:

Në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t’i vendosë një shtet i kapur. Do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të përballeshim me ata që kanë kapur shtetin. Kjo është parasfida. Meqenëse popullin nuk e ndalen dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër.

EMISIONET