Arkeologët kanë zbuluar në shkretëtirën e Negev, Izrael një xhami që mendohet se është më e lashta në botë.

Xhamia, e cila daton në shekullin e 7-të apo të 8-të, u zbulua nga studiuesit e Autoriteteve të Antikave të Izraelit. Zbulimi u bë ndërsa gjatë punimeve për ndërtimin e një lagje të re në qytetin e Rahat.

Arkeologët thanë se xhamitë e mëdha të kësaj periudhe janë gjetur në Mekë dhe Jerusalem, por ishte e rrallë të gjendej një ndërtesë e tillë në këtë zonë.

Ata gjetën xhaminë e hapur me një kamare për lutje që drejtohej në jug drejt xhamisë së Mekës.

Ndërsa u theksua se është një zbulim i rrallë në botë dhe mendohet se është përdorur nga fermerët lokalë.

“Kjo është një nga xhamitë më të lashta që nga fillimi i besimit mysliman në Izrael, pas pushtimit arab më vitin 636 pas lindjes së Krishtit,”- tha arkeologu Gideon Avni.

/Ora News.tv/