Në Turqi është paralajmëruar një tërmet më i fuqishëm se ai i të premtes. Ministri i Brendshëm, Sulejman Soylu tha se në Stamboll po përgatiten një tërmet me magnitudë 7.5. Por a do të ketë efekt në Shqipëri. Sizmilogu Klodian Skrame i ftuar në studion e emisionit "360 gradë" qetëson të gjithë shqiptarët duke thënë se efektet e tërmetit të fuqishën në Turqi nuk do të jenë rrënjësore.

Klodian Skrame: Kemi shkëputje të llojeve të ndryshme tektonike. Nëse në Shqipëri kemi të gjitha llojet mbihypës, në rastin konkret kemi një spostim horizontal nga lindja drejt perëndimit të pllakës së Anatollit me një shpejtësi 20 mm/s. Kjo për të thënë se janë struktura të ndryshme. Nëse tërmeti do të ndodhë, kjo nuk është asgjë e re. Për në që jemi të fushës ky është një argument që dihet. Ne jemi goxha larg nga zona ku pritet të vijë tërmeti i radhës. Mund ta ndjejmë, por efektet nuk do jenë rrënjësore.


/Ora News.tv/