Avokati Visha: Sot Gjykata Kushtetuese ka lindur, ka 5 anëtarë

Avokati Visha: Sot Gjykata Kushtetuese ka lindur, ka 5 anëtarë

Avokati, Saimir Visha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh Gjykata Kushtetuese ka lindur, ndonëse me 5 anëtarë.

Saimir Visha: Ajo që ne sot e kemi prekur. Kemi 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka rëndësi produkti dhe emrat konkretë, por kemi 5 anëtarë. Kemi një krijim të Gjykatës Kushtetuese, ku fillimi i tyre varet nga dekreti i Presidentit. Pavarësisht Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pavarësisht përzgjedhjes që bëri Kuvendi, apo listës së botuar në fletoren zyrtare pas kalimit të afatit dërguar nga KED, sot kemi 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9.

Gjykata Kushtetuese ka lindur me ndryshimet kushtetuese, ndryshimet e reja që na solli ligji i 2016. Për herë të parë kemi mënyrën e lindjes së një Gjykate.


EMISIONET