Juristja Birizida Gjikondi është e bindur se letrën drejtuar deputetëve  të Holandës, për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, nuk e kanë shkruar vetë tetë ministret.

E ftuar mbrëmjen e sotme në studion e 360gradë të  Artur Zhejit, Live, në Rtv Ora, me temë "Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”, ajo thotë se ka qenë taktikë e Edi Ramës për të lobuar në mënyrën formale dhe në aparencë me një nga palët më qëndrestare të Shqipërisë në BE.

Brizida Gjikondi: "Letra si tekst linte shumë për të dëshiruar. Këmbëngul se është teksti i Ramës dhe jo i ministreve, sepse nuk e besoj. Unë disa nga ministret i njoh dhe vlerësoj. Di të them vetëm një gjë, për sa i takon abortit dua të na sqaroj kush është Kryeministri i vërtetë, ai që ka vendosur bonuse për lindjen e fëmijëve shqiptarë dhe shtimin e popullsisë në Shqipëri, ku jep shpërblim? Duhet ta dimë në jemi shtet për ligjërimin e abortit apo drejt shtimit të popullsisë, që është një qasje shumë e rëndësishme për një popull që po pakësohet".


/Ora News.tv/