Zbulohet "shtegu" i ri i shqiptarëve për të shkuar në Britani

Zbulohet "shtegu" i ri i shqiptarëve për të shkuar

Moerdijk është një qytet i vogël në Holandë që tashmë është kthyer në një shteg të ri për shqiptarët që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe.

Nga kjo zonë, ata përpiqen të hipin nëpër kamionë dhe më pas për të shkuar në Britani.

Mediat vendase kanë përgatitur një reportazh, ku tregojnë rrugën që ndjekin emigrantët e paligjshëm, kryesisht shqiptarët. Siç raportojnë mediat vendase, shqiptarët, fshihen pranë fushave të mbjella me misër. 

Në reportazh dallohen shishet plastike dhe mjete të tjera që ata kanë përdorur për të kaluar natën. Në hyrje të fushës përveç gjuhës vendase dhe asaj angleze është shkruar edhe shqip që është e ndaluar të kalohet.

Mediat holandeze shkruajnë se shqiptarët janë refugjatë ekonomikë dhe se shkojnë në Holandë me vizë turistike.

“Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Europian, por mund të udhëtojnë lirshëm pa viza  që prej vitit 2010”, shkruan EenVandaag.

"Sapo mbërrijnë në Britani- vijon gazeta EenVandaag- ata mund të punojnë lehtësisht në mënyrë të paligjshme. Mijëra bashkëatdhetarët që kanë arritur ta kalojnë me sukses “provën” në Moerdijk ua kanë treguar edhe miqve të tyre.

Kryetari i bashkisë Jac Klijs thotë se duhet të shmanget me çdo kusht që ky qytet të kthehet në një shteg të riu për emigrantët që duhet të shkojnë në Angli. Ai friksohet se qyteti i tij mund të kthehet si Calais në Francë.

Kjo nuk është hera e parë që ky problem shfaqet në Hollandë me të ashtuquajturit “alpinistët” e paligjshëm.

Shumë emigrantë patën provuar më parë në zonën e Hoej Van Holland dhe Europoort. Mirëpo sapo u shtrënguan masat atje, problemi ka nisur të shfaqet në Moerdijk.



EMISIONET