Para disa ditësh, reperi shqiptar me famë në Gjermani, Azet njoftoi se do largohet nga muzika për një periudhë të caktuar. Ai i sqaroi fansat se po e bën këtë veprim që të qëndrojë më afër familjes.

Burime për Prive kanë zbuluar se vendimi i Azet erdhi prej humbjeve me të cilat u përball gjatë këtij viti.

Babai i tij ndërroi jetë, prandaj ai do e sheh të nevojshme që të qëndrojë pranë familjes si djali i madh dhe të kujdeset për to.

Një tjetër tragjedi në jetën e Azet ishte se shoku i tij Sefas ndërroi jetë prej një aksidenti automobilist. Këto ngjarje të rënda mendohet të kenë bindur reperin që të bëjë pak pushim nga muzika.

/Ora News.tv/