Zbulohet në Kanada diamanti i verdhë 552 karat

Zbulohet në Kanada diamanti i verdhë 552 karat

Një diamant i verdhë 552 karat është zbuluar. Ai konsiderohet diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë në Amerikën e Veriut.

Kompania minerare Dominion Diamond Mines tha në një njoftim për shtyp të enjten se diamanti u zbulua në tetor në Diavik Diamond Mine, në territoret e Amerikës Veriperëndimore.

"Gur i çmuar i mahnitshëm ka përmasat 33.74 milimetra me 54.56 milimetra,"-u shpreh kompania.

Dominion Diamond Mines shtoi se është tepër herët për të përcaktuar vlerën e saj. Ndërsa do përzgjidhet një specialist për të prerë dhe lustruar gurin.

Sipas kompanisë, ky zbulim tejkalon një rekord të mëparshëm të mbajtur nga "Diavik Foxfire", një diamant prej 187.7 karatësh zbuluar në të njëjtën minierë në vitin 2015 nga kompania minerare Rio Tinto.

EMISIONET