Zbulohet monumenti i epokës së bronzit

Zbulohet monumenti i epokës së bronzit

Në një zonë historiko kulturore të Anglisë është zbuluar një monument i panjohur i epokës së bronzit. Arkeologët besojnë se ky është një monument rituali shumë domethënës, që daton rreth 2 mijë vjet para Krishtit.

Një monument i panjohur i epokës së bronzit është zbuluar i fshehur në pyllin e Dean-it,  një rajon historiko-kulturor në pjesën perëndimore të Gloucestershire, në Angli.  Monumenti ritual, i njohur si unazë guri, daton rreth 2.000 vjet para Krishtit dhe u zbulua pas një skanimi me lazer.

Arkeologu Jon Hoyle, i cili e gjeti atë, tha që ishte vendi i vetëm në llojin e tij që njihej në Gloucestershire dhe ishte një zbulim "shumë domethënës". Fillimisht, duke studiuar formën rrethore, ai mendoi se bëhej fjalë për një bunker armatimesh të Luftës së Dytë Botërore. Por pasi e vizitoi nga afër këtë sit, arkeologu kuptoi se monumenti ishte shumë i vjetër, dhe daton  rreth 2.500 vjet para Krishtit.

 “Askush nuk e di saktësisht se për çfarë përdorej. Disa prej këtyre unazave kanë shërbyer si vend varrimi, në disa të tjera janë gjetur mbetje qymyrguri, ku besohet se kryheshin rituale me zjarr”, tha Hoyle

Unaza e gurit është një zbulim i zakonshëm në vende si Derbyshire, Northumberland dhe Wales por në këtë zonë, ky është monumenti i parë i zbuluar.

EMISIONET