Fier: Familja kthen shtëpinë në laborator droge, arrestohen nënë e bir, në kërkim babai
Një familje e kishte shndërruar banesën e saj në një laborator të kultivimit të kanabisit me llamba. Laboratori i drogës u zbulua në Mbrostar të Fierit, ku dy nënë e bir u arrestuan, ndërsa kryefamiljari dhe një shtetas nga Kosova janë në kërkim,
Kjo shtëpi ishte shndërruar në një laborator për kultivimin e bimëve narkotike me llamba dhe aparatura të tjera.
Një familje ishte e përfshirë plotësisht në këtë veprimtari kriminale në Mbrostar Ferko të Fierit.
Nënë e bir, Qamile kapaj dhe Anxhelo kapaj, 48 dhe 22 vjeç u arrestuan, ndërsa kryefamiljari Aleksandër Kapaj dhe një 33-vjeçar nga Kosova janë shpallur në kërkim.
Brenda banesës së përshtatur si ferme kanabisi u gjetën dhe sekuestruan 312 fidanë të kultivuar dhe pajisje të tjera.
Për të furnizuar llambat me energji, ata kishin një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ndaj tre elektricistë janë vënë nën hetim.
Policia në njoftimin për operacionin nuk dha më shumë detaje mbi operacionin që zbuloi kultivimin e kanabisit me llamba, pasi kjo veprimtari është ende nën hetim
Por fqinjët thonë se nuk kishin vënë re lëvizje të dyshimta.
“Nuk kemi parë lëvizje, pamë vetëm dje policinë. Ai ka një djalë dhe tre çupa, një e ka në Tiranë.
Njerëz fukarenj, në hall të tyre në punë të tyre, di unë i shkreti.
Unë e njoh, kam pasur pak muhabet. Nuk ka qenë njeri i keq, nuk e di si".
Edhe më herë në vendin tonë janë goditur disa tentative për kultivimin e kanabisit me llamba në ambiente të mbyllura.
