Policia greke ka sekuestruar 420 kg kanabis në portin e Patras.

Lënda narkotike e ndarë në 59 pako u gjet brenda një kamperi, i cili po përgatitej të kalonte në tragetin e linjës.

Droga u zbulua gjatë kalimit nga skaneri.

Në pranga kanë rënë tre persona, një 57 vjeçar grek dhe dy të huaj të moshës 58 dhe 30 vjeç.

Policia greke thotë se droga kishte si destinacion vendet europiane.

Bashkë me lëndën narkotike u sekuestrua dhe mjeti, 3 telefona celularë,  një tabletë dhe një GPS.

/Ora News.tv/