Asnjë detaj i ri rreth trupit të Emiliano Sala. Futbollisti, i cili humbi kontaktet 36 orë më parë nuk është gjendur ende, pavarësisht përpjekjeve intensive të polumbarëve dhe policisë britanike.

Argjentinasi ndodhej në bordin e një aeroplani privat sëbashku me pilotin, i identifikuar si Dave Ibbotson. 60 vjeçari britanik ishte komanduar nga drejtuesit e klubit të ri të Sala, Cardiff City për shoqërimin e sulmuesit drejt Uellsit.

Por, fati desh që udhëtimi i Sala drejt Mbretërisë së Bashkuar të ishte i hidhur, dhe madje i mistershëm. Kështu, mediat britanike, në bashkëpunim me forcat e rendit kanë konfirmuar se në mjetin fluturues, i cili humbi kontaktet me kullën e kontrollit shumë pranë Kanalit Anglez, ndodheshin vetëm dy persona, duke hedhur poshtë raportet për një person të tretë.

Ibbotson ishte nga Lincolnshire Veriore, ndërsa ishte babai i tre fëmijëve. Ai ishte ngarkuar me detyrën për të dërguar Sala në Nantes për të përshëndetur shokët e ekipit, përpara se të kalonte në radhët e Cardiff City, skuadër që kishte shpenzuar plot 15 milion paund për kartonin e lojtarit.

/Ora News.tv/