Në Argjentinë është zbuluar në një sit arkeologjik, fosili i një dinosauri që ka jetuar rreth 70 milion vjet më parë në zonën jugore të vendit. Paleotologët shprehen se ky është një zbulim domethënës pasi na njeh me një specie të rrallë që ka populluar këtë zonë miliona vjet më parë.

Paleontologët argjentinas kanë zbuluar fosilin e një dinosauri që ka banuar në pjesën jugore të vendit, në El Calafate, 70 milion vjet më parë.

Specia barngrënëse, e quajtur Nullotitan Glaciaris, ishte e gjatë rreth 25 m, me katër këmbë dhe kishte qafë të gjatë.

Fernando Novas, një nga paleontologët, tha se zbulimi u bë në një sit arkeologjik që është plot me fosile bimore, fosile dinosauri dhe rruaza të tjera.

Ai na zbulon një ekosistem nga rreth 70 milion vjet më parë, para se dinozaurët të zhdukeshin.

“Nullotitan ishte një nga dinosaurët e fundit, gjigandët e fundit që jetoi në tokë. Ishte barngrënës, me qafë të gjatë, me katër këmbë. Ishte një kafshë e zakonshme sepse ne gjetën një sasi të madhe të eshtrave të saj gjatë gërmimit. Por dinosaurët nuk ishin vetëm. Gjithashtu, kishte mbetje dinosaurësh të tjerë të vegjël të gjinisë Iguanodon.”

Gjatë gërmimit, shkencëtarët zbuluan gjithashtu Isasicursor Santacrucensis, një specie që jetonte në grupe.

"Isasicursor ishte gjithashtu barngrënës. Gjëja interesante në lidhje me këtë zbulim ishte se ne gjetëm shumë kocka nga kjo kafshë, por me madhësi të ndryshme, të rritur dhe të rinj, të gjitha të përziera. Kjo është një nga zbulimet e pakta që na tregon se këto specie dinosaurësh jetonin në grupe,” tha Novas.

Sipas paleontologëve, këta dinosaurë mbijetuan duke u mbledhur në grupe, si një mënyrë për tu mbrojtur nga grabitqarët, që në të kaluarën ishin mishngrënës gjigande , të njohur ndryshe si tiranosaurët rex.

/Ora News.tv/