Zbulohet emri i djalit të Meghan Markle dhe Princ Harry-t, nuk do marrë titull mbretëror

Duka dhe dukesha e Sussex e kanë quajtur djalin e tyre të porsalindur Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Foshnja u prezantua para kamerave për herë të parë të mërkurën. Ndërsa Meghan u shpreh për gazetarët: "Ai ka temperamentin më të ëmbël, është shumë i qentë. Ishte një ëndërr për ne."

Lajmërimi për emrin erdhi pasi foshnja u takua për herë të parë me stërgjyshërit e tij Mbretëreshën dhe Dukën e Edinburgh në Windsor Castle.

Çifti mbretëror ia vendosën emrin djalin e tyre  Archie Harrison Mountbatten-Windsor, por zgjodhën të mos përdornin asnjë titull mbretëror foshnjën e tyre të parë.

Si djali i një duke, Archie mund të thirret Earl of Dumbarton, një prej titujve më të vegjël, Lord Archie Mountbatten-Windsor ose thjesht Master Archie Mountbatten-Windsor.

BBC raporton se ky është një tregues i fortë që Meghan dhe Harry nuk dëshirojnë që Archie të jetë një mbretëror formal.


 

EMISIONET