Zlatan Ibrahimovic do të jetë goditja e madhe e Milanit në merkaton e janarit.

Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Don Garber, presidenti i MLS.

"Zlatan do të largohet nga Los Angeles Galaxy dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Seria A dhe më konkretisht Milani," tha Garber për "ESPN".

Kontrata e 38 vjeçarit suedez me Galaxy skadon në fund të muajit tjetër dhe gjasat janë që të mos rinovojë.

E në të tilla kushte, shumë skuadra kanë shfaqur interes për të, ku përfshihen ekipe si Bologna dhe Milan.

/Ora News.tv/