Zbulohen milingonat më të shpejta në botë

Zbulohen milingonat më të shpejta në botë

Dunat e rërës në Saharanë veriore janë shtëpia e milingonave më të shpejta në botë.

Pamjet e publikuara në media, tregojnë milingonat që ecin përmes rërës së nxehtë me një shpejtësi rreth 1 metër për sekondë.

Mendohet se shpejtësia e madhe me të cilën ecin milingonat ka të bëjë me përshtatjen e tyre në shkretëtirë.

Sipas studiuesve insektet ecin shpejt për të mos u djegur nga temperaturat e larta që shkojnë deri në 60 gradë celsius.

Milingonat janë gjithashtu relativisht të holla gjë që i ndihmon të shpërndajnë nxehtësinë më lehtë, si edhe qimet e tyre të veçanta reflektojnë nxehtësinë duke iu dhënë atyre ngjyrën prej argjendi.

Ndaj ata janë quajtur milingonat e argjendit.

EMISIONET