Fati tragjik i Emiliano Sala pritet të mos përfundojë kurrë. Pas një mori kërkimesh nën ujore, trupi i sulmuesit argjentinas u gjet rreth dy javë pas zhdukjes, ngjarje e cila mbetet ende mister.

Kjo ka bërë që mes klubit të Nantes dhe Cardiff City të shpërthejnë akuzat për një sjellje të pahijshme kundrejt 27 vjeçarit. Por megjithatë, kjo nuk ka lënë pa vëmendjen e skuadrës uellsiane, e cila ka publikuar bisedat mes tyre dhe sulmuesit në rrjetin social "WhatsApp".

"Është në rregull. Unë kam rezervuar një fluturim nesër nga Nantes dhe do të kthehem të hënën në Cardiff, Willie McKay më thirri" -thuhet mes të tjerash në mesazhet e shkëmbyera mes sulmuesit dhe klubit.

Emiliano Sala ishte në bordin e aeroplanit Piper Malibu, kur ky i fundit u zhduk nga radarët gjatë udhëtimit nga Nantes drejt Cardiff mbrëmjen e 21 janarit.


/Ora News.tv/