Reali i Madridit ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi, teksa ka mposhtur 6-0 Galatasaray. Një triumf që i mban në vendin e dytë me 7 pikë. Ndërkohë, PSG fitoi minimalisht 1-0 ndaj Club Brugge.

Mauro Icardi shënoi golin me vlerën e tre pikëve, që i ngjit kampionët e Ligue 1 në kuotën e 12 pikëve.

Fitore me goleadë arriti edhe Tottenham Hotspur, e cila mposhti 4-0 Crvena Zvezda. Pas këtij tre pikëshi londinezët ngjiten në kuotën e 7 pikëve, kundrejt 12 pikëve të Bayern Munich. Ndërkohë, serbët qëndrojnë në vendin e tretë me 3 pikë.

Barazim 1-1 për Manchester City, që befasohet nga Atalanta. Tashmë, kampionët e Premier League numërojnë 10 pikë në vendin e parë në grupin C.

Befasia vjen nga Gjermania, aty ku Bayer Leverkusen fitoi 2-1 ndaj Atletico Madrid. "Aspirinat" marrin një fitore jetike, ndërkohë që Atletico mbetet në vendin e dytë me 7 pikë.










Grupi B




Grupi C







Grupi D





Formacionet zyrtare:

Grupi A

PSG:
Navas, Thiago Silva, Kimpembe, Marquinhos, Verratti, Mbappe, Di Maria, Bernat, Icardi, Gueye, Dagba
Club Brugge: Mignolet, Balanta, Kossounou, Diatta, Okereke, Dell, Ricca, Vanaken, Rits, Bonaventure, Mechelle

Real Madrid: Courtois, Ramos, Varane, Hazard, Kroos, Benzema, Marcelo, Casemiro, Velverde, Rodrygo
Galatasaray: Muslera, Seri, Babel, Mariano Ferreira, Andone, Luyindama, Marcao, Nagatomo, Faghouli, Nzonzi, Lemina

Grupi B

Crvena Zvezda: Borjan, Degenek, Pavkov, Marin, Garcia, Milenovic, Petrovic, Rodic, Jovancic, Gobellic
Tottenham: Gazzaniga, Rose, Sanchez, Son, Kane, Dier, Sissoko, Lo Cerso, Alli, Foyth

Grupi C

Dinamo Zagreb: 
Livakovic, Ademi, Olmo, Petkovic, Leovac, Moro, Theophile-Catherine, Stojanovic, Peric, Dilaver, Orsic
Shakhtar Donetsk:
Pyatov, Kryvsov, Stepanenko, Taison, Junior Moraes, Marios, Kovalenko, Alan Patrick, Matviyenko, Ismaily, Dodo

Atalanta: Gollini, Toloi, Palomino, Gomez, Freuler, De Roon, Djimsiti, Castagne, Hateboer, Ilicic, Pasalic
Manchester City: Ederson, Sterling, Gundogan, Jesus, De Bruyne, Bernardo Silva, Mendy, Fernandihno, Mahrez, Joao Cancelo, Otamendi

Grupi D

Leverkusen:
Hradecky, Tah, Bender, Demirabay, Amiri, Wendell, Aranguiz, Welser, Havertz, Volland Bellarabi
Atletico Madrid: Oblak, Arias, Thomas, Koke, Saul Niguez, Morata, Correa, Renan Lodi, Felipe, Diego Costa, Hermoso

/Ora News.tv/