Zbulohen çmimet e biletave për miqësoren Feronikeli-Milan

Zbulohen çmimet e biletave për miqësoren Feronikeli-Milan

Tashmë është zyrtare edhe nga ana e Milanit. Kuqezinjtë do të zbresin mbrëmjen e 10 gushtit në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar ndeshjen miqësore me kampionët e Kosovës, Feronikelin.

Një takim që duket se ka entuziasmuar së tepërmi tifozët kosovarë dhe jo vetëm, që kanë nisur të lëvizur për të gjetur një biletë. E duke parë prestigjin që ka edhe kundërshtari, organizatorët e këtij 90 minutëshi ka caktuar edhe çmimet e biletave, që konsiderohen mjaft të kripura.

Organizatori i ndeshjet, Agron Selimi në një lidhje direkte për "RTV Dukagjini" ka dhënë detaje për çmimet e biletave, për të cilat thotë se ka vendosur promotori i ndeshjes.

“Çmimet startojnë prej 35 eurove, ka bileta 50 euro, kalojnë në 85, 115 dhe biletat në zonën VIP kushtojnë 155 euro. Të gjitha biletat shiten online. Nuk ka bileta tjera që mund të shiten në dorë apo mënyra tjera”, tha ndër të tjera Agron Selimi.

Feronikeli dhe Milani do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” me 10 gusht nga ora 20:45.

EMISIONET