Policia e Kamzës ka zbuluar një grup prej tre të rinjsh, të cilët kryenin vjedhje të ndryshme. Në pranga është vënë një 16-vjeçar, me iniciale A. XH., ndërsa u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan.

Këta përsona në bashkëpunim me njëri-tjetrin në harkun kohor të një viti kanë kryer 10 vjedhje, ku më i fundit ishte ditët e fundit.

SIpas policisë, "tre të rinjë kanë vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund. Në momentin e bllokimit Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lek dhe një aparat celular".

Vjedhje të tjera të dokumentuara

1-Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.

2-Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.

3-Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.

4-Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.

5-Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.

6-Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.

7-Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.

8-Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.

9-Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/