Shkencëtarët që zbuluan se si qelizat mund të ndiejnë dhe të përshtaten me nivelin e oksigjenit, kanë fituar çmimin Nobel për 2019.

Ky zbulim do të jetë revolucionar në trajtimin e sëmundjeve si anemia dhe kanceri. Madje kjo aftësi e qelizave për të ndjerë oksigjenin do të ndihmojë dhe në kurimin e sëmundjeve të zemrës dhe të mushkërisë.

Oksigjeni në trupin e njeriut ndryshon në varësi të aktivitetit ndaj qelizat duhet që të përshtaten me këtë nivel të ndryshimit.

Aftësia e qelizës për tu adaptuar ndikon shumë në sistemin imunitar në fazat e hershme të zhvilimit të një fëmije ende në barkun e nënës.

Nëse niveli i oksigjenit është i ulët nxitet prodhimi i rruazave të kuqe dhe sa më shumë rritet aq më shumë trupi mund të mbajë oksigjen, ndaj dhe atletët stërviten në lartësi të mëdha.

Nivelet e eritropoetinës hormonale (EPO) u treguan se rriteshin ndërsa ato të oksigjenit binin.
Dhe shkencëtarët zbuluan se kjo ishte për shkak se një grumbull i proteinave të quajtura faktor i induktueshëm nga hipoksia (HIF) po ndryshonte sjelljen e ADN-së, kodit gjenetik.
Puna e mëtejshme tregoi se kur nivelet e oksigjenit ishin normale, qelizat prodhonin vazhdimisht HIF vetëm që ajo të shkatërrohej nga një proteinë tjetër, VHL.

/Ora News.tv/