Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Elbasan, autori qëlloi nga makina

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Elbasan, autori qëlloi nga

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen "11 nëntori", ku  22-vjeçari Xh. R u plagos me armë zjarri. Sipas policisë autori i dyshuar është shtetasi J.S i cili është shpallur në kërkim.

"Po nga veprimet e kryera rezultoi se autori  dhe i plagosuri udhetonin veç  e veç me automjete dhe si rezultat i nje konfikti të çastit shtetasi J.S ka qëlluar  menjeherë me armë zjarri pistolete nga mjeti i tij në drejtim të mjetit të shtetasit Xh.R", sqaron policia.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia thotë se autori i dyshuar Xh.R është person me precedentë penal në fushën e Krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar më për plagosje me armë zjarri.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë.

Matrialet hetimore iu referuan Prokorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me  dashje, mbetur në tentativë " si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, implikimit ose jo të personave të tjerë në këtë ngjarje si dhe për kapjen e arrestimin e autorit.

EMISIONET