Zbardhet kalendari i javës së 8-të të Superligës, luhet në dy ditë
Ndeshjet e kombëtareve do i lënë vendin kampionatit. Pas dy javëve pushim, Kategoria Superiore do të luajë javën e 8-të të edicionit 2019-2020.
E në kuadër të kësaj jave, Federata Shqiptare e Futbollit ka rishikuar kalendarin, duke e shpërndarë zhvillimin e 5 takimeve në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Siç shihet edhe në faqen zyrtare të FSHF, java e 8-të do të nis me "derbin e bregdetit", mes Teutës dhe Flamurtarit.
Sfida do të nis në orën 18:00 dhe për shkak të punimeve në stadiumin "Niko Dovana" do të zhvillohet në "Elbasan Arena". Duelet tjera do të luhen të shtunën, aty ku spikat ajo e "Loro Boriçit" mes Vllaznisë dhe Partizanit e Skënderbeu-Kukësi.
Java e 8-të:
Të premten
Teuta-Flamurtari 18:00
Të shtunën
Luftëtari-Bylisi 14:00
Vllaznia-Partizani 17:00
Skënderbeu-Kukësi 17:00
Tirana-Laçi 17:00