Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë janë mbledhur në Ohër në një takim trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Takimi do të vijojë edhe të dielën.

Në orën 17:30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev priti në një takim në Ohër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pas takimit informal Zaev, Rama dhe Vuçiç darkuan në një restorant në Ohër.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjen, Maline Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Ka qenë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka konfirmuar për RTV ORA se nuk do të jetë pjesë e Samitit.

Pacolli: Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem.

Pas takimit do të mbahet një seancë plenare e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, mes të cilëve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, Komisioni Europian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane.

Sipas agjensive maqedonase synimi është gjetja e dakortësisë për një liste masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Ashtu siç është bërë e ditur edhe pas takimit të parë në Novisad këto masa lidhen me plotësimin e kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar

Në përfundim pritet edhe një konferencë shtypi e tre liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Para takimit u takua me grupin e punes kunder KCK

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një postim në twitter bëri me dije udhëtimin e tij në Ohër për të nisur takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal, ndërsa të dielën bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe partnerët europianë të nismave rajonale.

Në postimin e tij në twitter Rama njoftoi se brenda nëntorit do të fillojë furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK dhe para nisjes në Ohër ai ka patur një takim me grupin e punës që po punon për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe masat kundër KÇK.

Forcohet siguria

Agjencia maqedonasve e lajmeve, mia, shkruan se agjenda parasheh në Ohër të mbahet mbledhja e punës në të cilën përveç tre liderëve do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane. Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar edhe konferencë shtypi e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në lidhje me takimin janë ndërmarrë aktivitete për sigurim fizik dhe të komunikacionit nëpër rrugë, ashtu që në koordinim të policisë me subjektet përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve në qytet, me Fondin për veprimtari komunale, komunikacion dhe rrugë pranë komunës së Ohrit, me Ndërmarrjet Publike mënjanohen të gjitha automjetet e parkuara nga pjesa e rrugëve të qytetit që çojnë drejt hotelit ku do të mbahen takimet. Gjatë mbajtjes së mbledhjeve tërësisht do të ndalohet parkimi ose ndalja e automjeteve në vendparkimet e bulevardit “Turistiçka” – KAÇKM” – Kej “Maqedonia”, si dhe në rrugën “Partizanska” deri te udhëkryqi me “Jane Sandanskin




/Ora News.tv/