Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka vlerësuar arritjet mes palëve politike në mbledhjen e sotme të këshillit Politik.

Në një postim në twitter, Kim thotë se kanë mbetur edhe 2-3 çështje për të gjetur dakortësinë brenda 31 majit ndaj edhe nxit palët që të shkojnë përpara duke ju kujtuar se askush nuk mund të marrë gjithçka në këto negociata.

"Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshjen deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë - përcaktimi i negociatave.  Ju jeni afër - mos pushoni,mos u zhgënjeni!"

Thika që ndan kompromisin është implementimi i teknologjisë në zgjedhje. PD e kushtëzon konsensusin për pikat e tjera të reformës me identifikimin biometrik në zgjedhjet e ardhshme që të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe pilotimin e votimit elektronik.

/Ora News.tv/