Gazetarë dhe përfaqësues të mediave kundërshtuan në komisionin e medias atë që quhet paketa antishpifje e kryeministrit.

Ylli Rakipi ftoi deputetët të votojnë kundër sepse ndalon fjalën e lirë dhe kanë frymë fashiste.

Rakipi nënvizon se media vetërregullohet.

Ylli Rakipi: "Projektligjet e medias online kanë frymë fashiste dhe e vendosin median onlinë nën kontrollin e dy institucioneve që i kontrollon qeveria. Ju është dërguar një pr/ligj që ta ktheni në ligj për të ligjëruar urdhrin administrativ të Enver Hoxhës. Do të ngrihet AKEP dhe AMA e do të marrin vendime për të goditur media sic kërkon lideri ynë suprem. Urdhri adminsitrativ të vihet mbi vendimin e gjykatës. Këtë po ju kërkohet zoti deputetë. Bëjeni por turpi do të jetë i juaji."

 Prej dy ditësh në komisionin parlamentar të mediave përfaqësues ndërkombëtare por dhe të medias kundërshtuan draftin.

/Ora News.tv/