Tregues dhe sinjale. Asgjë e rastësishme kur në mes është merkatoja. 

Asgjë e re kur protagonistët janë futbollistë dhe klube të mëdha, si në rastin e Timo Vernerit dhe Bajernit të Mynihut.

Këtë herë megjithatë krisja duket përfundimtare. Sulmuesi gjerman këtë verë mund të largohet nga Lajpcigu, por me sa duket, nuk do të shkojë të luajë në Bavari. 

Janë tanimë vite që Verner, sot 24 vjeç, shihet pranë një transferimi te rekordmenët e Bundesligës (zërat e parë madje janë të vitit 2015), por bavarezët nuk e kanë dhënë kurrë ndjesinë se janë të bindur totalisht nga cilësitë e lojtarit dhe Timo ka vendosur të mbyllë derën. 

“Në rast se do të largohesha nga Lajpcigu, një aventurë larg kampionatit gjerman do të më stimulonte më shumë se një transferim në Mynih”, ka shpjeguar për të përditshmen gjermane “Bild”.

/Ora News.tv/