Xum Allushi është i njohur për videot e tij të humorit në internet dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar me karakterin e tij. I ftuar në emsionin Why Not, ai është shprehur se ka pasur oferta për tu bërë pjesë e humorit por i ka refuzuar.

"Unë jam prodhim i internetit. Dhe kur kam filluar unë me videot e mia nuk ka pasur njeri që e realizonte këtë në Shqipëri. Isha i pari dhe të jem i fundit, dua ta ruaj këtë. Më mirë ti fokusohem internetit , videove, të vazhdoj akoma më shumë të prodhoj. Sepse po të shkoj në një spektakël humori, nuk do të më linin shumë hapësirë."

Shikoni videon. 

/Ora News.tv/