Xhimshiti bëri mrekullinë, media italiane e vlerëson me notë befasuese shqiptarin

Xhimshiti bëri mrekullinë, media italiane e vlerëson me notë

Në mënyrë surprizuese Atalanta e Berat Xhimshitit u kualifikuan në 1/16 e kompeticionit Uefa Champions League pasi mundi në transfertë Shakhtar Donesk me rezultatin 0-3.

Mediat italiane i bënë jehonë këtij rezultati historik për klubin bergamask pasi është hera e parë për ta që mbërrijnë në këtë fazë të Ligëes së Kampioneve.Ndërkohë shtypi sportiv përtej Adriatikut e ka vlersuar paraqitjen e Berat Xhimshitit me notën 6.5.

U vlerësua iniciativa për të dalë në sulmet e Atalantës, por që sipas specialistëve duhet të përmirësohet. Nga 3 mbrojtësit e Atalantës, është ai që tenton të shkëputet më shumë. Megjithatë, ka pak cilësi në shtyrjen e Castanjes duke e bërë joefektiv.

EMISIONET