Në një deklaratë gjatë pasdites së sotme Kryeministri Boris Johnson vendosi për rihapjen graduale të vendit.

Ndërsa për sa i përket lojtarëve të infektuarve në kampionatin spanjoll, gazetari i Ora Sport, Drilon Xhepollari solli dy prej emrave të tyre.

Kujtojmë që më herët vetë kampionati nuk i ka publikuar emrat.

Xhepollari: Kryeministri i Britanisë Boris Johnson vendosi që masat do të vijojnë shtrënguese sërish. Për sa i përket Premier Leagues nuk ka dashur ta prekë dhe të vendosë rifillimin e saj. La Liga bëhet gati të vijojë stërvitjen. Gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 5 lojtarë të kampionatit spanjollë. Marca ka zbuluar emrat e 2 prej lojtarëve të cilët janë Renan Lodi, mesfushori i Atletico Madrid dhe Remiro i Real Sociedad.

/Ora News.tv/