Eksperti ekonomik, Selami Xhepa, në një lidhje me skype për "Ekopolitikë" në Rtv Ora thotë se nëse shkojmë drejt skenarit që të ndalohet gjithë jeta ekonomike e vendit do të ndodhemi në një lloj kolapsi ekonomik, që do të ketë pasoja të padiskutueshme.

Xhepa: Për një periudhë të shkurtër kohe ja vlen një sakrificë në emër të jetës. Por nëse mbetet një zhvillim afatgjatë do të jetë me pasoja serioze. Bizneset që kanë mundësi të ndërtojnë kushte komode pune të mbështetura dhe nga qeveria nuk kanë arsye pse njerëzit ti mbajnë në shtëpi me asistencë.

Xhepa thotë se nuk duhet të lejojmë që ekonomia të shkojë në recesion.



/Ora News.tv/